Ekskluzive/ ABC News siguron foto brenda laboratorit të drogës në Has

16:38 | 19/10/2018

Në një fshat të Hasit është zbuluar një ndërtesë që dyshohet se shërbente si laborator për prodhim drogash të forta. Brenda mjediseve të tij, për të cilat ABC News ka siguruar edhe foto, është gjetur një sasi ende e papërcaktuar lënde e dyshuar narkotike, apo lëndësh të tjera që shërbejnë për prodhim droge. Sipas burimeve, deri tani janë 5 të arrestuar.

Një objekt që dyshohet se shërbente si laborator për prodhimin e drograve të forta u zbulua nga policia në fshatin Brenog të Hasit. Objekti që mendohet se përdorej si laborator droge, ndodhej në një zonë periferike të fshatit. ABC News ka siguruar foto ekskluzive të bera brenda Laboratorit të drogës gjatë aksionit të kryer nga uniformat blu. Siç duket në foto, nje sasi ende e papërcaktuar paketash me lëndë të dyshuar narkotike ose lënde të tjera që shërbejnë për prodhim droge ishin futur në një kuti të madhe kartoni dhe 4 valixhe të tjera.

Lënda narkotike e dyshuar, që u sekuestua në këtë objekt është në sasi e konsiderueshme, por pesha e saktë e saj nuk dihet ende.

Policia  e Kukësit ka konfirmuar zyrtarisht lajmin për zbulimin e një laboratori të dyshuar për prodhim drogrash të forta. Por deklarata e saj e shkurtër nuk jep asnjë të dhëne tjetër. Në të sqarohet se Policia e Shtetit, Prokuroria dhe agjencitë ligjzbatuese në ditët në vijim do të kenë një konferencë të përbashkët për mediat për operacionin që zhvillohet në qarkun e Kukësit.

Një banor i fshatit i tha ABC News se ndërtesa gjendet pranë banesës së një çifti të moshuar dhe gjithçka është e rrethuar me një gardh.

Në pamjet që ABC News ka mundur të fiksojë nga jashtë rrethimit, duken dy banesa një katëshe, njëra prej të cilave sherbente si laborator për prodhimin e drogës.

Po ashtu burimet jo zyrtare bene te ditur se deri tani ka 5 perosna të prangosur.  Sipas burimeve të “ABC News” mësohet se laboratori ishte prej disa kohësh nën survejim, pas dyshimeve për aktivitetin e dyshimte që kryhej në të. Organizatorët  kryesorë të ketij aktiviteti mësohet se kanë mundur t’i shpëtojnë arrestimit. Kjo, sipas burimeve, ka krijuar edhe dyshime se operacioni mund të jetë dekonspiruar./abcnews.al

 

 





Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono