Abazaj zbulon batutën, Gjici: Ju tregoj rivalët për titull!

21:38 | 21/09/201921:380

Safet Gjici i gëzohet triumfit të skuadrës së tij, por pret që lojtarët të japin edhe më shumë në të ardhmen. Ai e pranon se duhet kohë për diccka të tillë. “I kënaqem fitores, gjithmonë. Humbjet të mërzisin. Akoma kanë për të dhënë Abazaj dhe Gavazaj. Mund të thellohej rezultati. Shkurtaj humbi raste, edhe të tjerët gjithashtu. Duan kohën e tyre të jenë në maksimum”, tha mes të tjerësh Gjici në Supersport.

Numri një i klubit të Kukësit tregoi edhe rivalët për titull: “Tirana e Partizani kanë ekipe të mira, ashtu edhe Teuta. Këto janë rivalët. Duhen pasur kujdes edhe ekipe si Bylisi, që ka befasuar deri tani. Askush nuk e priste”.

ABAZAJ – Sulmuesi anësor i shënoi Tiranës, ekipit të tij të zemrës. Gjithsesi nuk ka vend për ndjenja. “Jam profesionist dhe jap maksimumin për ekipin tim. Kaq mund të them”, u shpreh tropojani, i cili thekson se nuk ka probleme me ambientimin, pasi me Rrocën dhe Shkurtajn ka luajtur edhe te Luftëtari.

Shpesh për të ka pasur edhe kritika: “Fjalët qarkullojnë shpesh dhe duhet t’i përballojmë. Nuk jemi kot aty ku jemi, por vlejmë. Këtë duhet t’ia tregojmë njerëzve. Jam në 70% të formës. Nuk kam gjendjen e duhur fizike. Po e marr këtu ngarkesën dhe po bëj stërvitje veç grupit”.

Gjatë merkatos së verës Abazaj ishte pranë Tiranës. “Në merkato ka shumë zëra. Nuk jam bërë pishman që erdha këtu. Presidenti ka investuar shumë. Ai kërkon shumë dhe në takim e sotëm i thashë që mund të ikësh, se në 19:00 fillon ndeshja. Ai qeshi dhe iku”. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono