A janë ftohur marrëdhëniet me Ramën? Si përgjigjet Bushati

19:53 | 07/05/2019

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, i ftuar në rubrikën “Mbrëmje ABC” nga Mirela Milori ka deklaruar se nuk ka asnjë qejf mbetje me kryeministrin, që kur ky i fundit e shkarkoi nga posti.

Madje sipas tij ka vetëm një ridimensionim të marrëdhënieve duke qenë se nuk është më pjesë e kabinetit qeveritar.

“Nuk kam asnjë qejf mbetje. Nuk kam lindur ministër. Ministri është qiraxhi në zyrën e shtetit. Kam qenë dhe jam politikan. Kam rreth 10 vite që jam në parlament dhe që nga 2011 jam anëtar i Kryesisë së PS. Drejtoj një qark të rëndësishëm me të cilën më lidh edhe e kaluara ime.

Për mua nuk ka asnjë lloj qejf mbetje. Për mua është e rëndësishme që të luftoj për ca ide dhe ca pikëpamje. Jo në çdo rast idetë apo pikëpamjet që kam mbrojtur mund të kenë qenë idetë që janë përkthyer në politika shtetërore, por kjo është logjika e çdo qeverie. Kam qenë i respektuar nga kolegët dhe kryeministri në ushtrimin e detyrës që kam mbajtur. Nuk ka ftohje, por ridimensionim të marrëdhënieve.  Kjo vjen nga fakti që unë nuk jam më pjesë e kabinetit qeveritar. Ministri i Jashtëm dhe kryeministri kanë një marrëdhënie të ngushtë për shkak të intensitetit të punës. Për herë të parë na u dha besimi nga vendet anëtare e OSBE për të drejtuar këtë organizatë në 2020. Të gjitha këto procese nuk do ishin realizuar pa mbështetjen e kryeministrit apo kolegëve. Marrëdhëniet janë ridimensionuar sepse drejtoj një qark politik”, tha Bushati.

Për sa i përket idesë se Bushati mund të ishte kryeministër i qeverisë tranzitore të kërkuar nga opozita, ish-ministri i Jashtëm tha se janë spekulime mediatike. Ai theksoi se takohet me kryeministrin Rama sa herë që ka mbledhje kryesie, por nuk ka biseduar me të për politikën e jashtme.

“Janë spekulime mediatike. PS e ka qeverinë e saj. Nuk di në ndonjë vend të botës që qeveritë, as ndryshimi territoreve nuk mund të bëhet përmes rrjeteve sociale, as qeveritë nuk lindin e shuhen përmes rrjeteve sociale. Me Ramën takohemi në mbledhje që bëjmë, qoftë mbledhjet e përjavshme të Kryesisë. Nuk kemi bërë asnjë bisedë për politikë të jashtme që nga dita që unë nuk jam më ministër”, tha Bushati./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono