A i druhet Meta shkarkimit? Presidenti: Do qëndroj në detyrë deri më 24 korrik 2022

18:24 | 11/09/2019

I pyetur nga media në konferencën për shtyp, nëse Meta i druhet shkarkimit, Ppresidenti u përgjigj i vendosur se do të qëndrojë në këtë detyrë deri më 24 korrik 2022.

“Kjo është një pyetje që u shkon atyre që kanë frikë nga votimet  e lira demokratike, nga dorëheqjet dhe situata të tilla. Meta ka thënë ca gjëra shumë qartë në kohë të vazhdueshme dhe mënyrë të qëndrueshme. Do punojmë shumë fort bashkë deri në 24 korrik 2022. Gjithë ky kuadrat i Presidencës është vetëm Shqipëri dhe kuqezi deri në atë datë dhe deri në atë moment që do largohem nga kjo detyrë dhe nuk ka asnjë shans e mundësi që Meta të dalë para 24 korrikut 2022 nga ky institucion, se është betuar që do mbrojë kushtetutën, demokracinë dhe të ardhmen evropiane të Shqipërisë në interes të popullit shqiptar”.

Më shumë si detyrë postin e Presidentit, Meta e sheh si një mison historik në mbrojtje të interesave të vendit e rajonit.

“Meta është këtu për një motiv historik për mbrojtje të interesave. Këtë punë do ta bëj jo si punë, po si mision historik të padiskutueshëm”. /abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono