A është kjo e ardhmja e artit vizual?

23:45 | 06/09/2018

Përkufizimi i bukurisë ndryshon kohë pas kohe. Disa herë teksa shoqëria zhvillohet, kjo gjë kalon nëpër cikle të ndryshme, siç bëhet edhe ndryshimi i stinëve. Jo shumë kohë më parë, kinezët e shihnin industrinë e modës si diçka që vinte nga perëndimi. Në druajtje për të mos gabuar ata hodhën sytë nga Europa dhe Amerika që të qëndronin në trend për standartet e vëna. Si rezultat, moda në Kinë ishte e zbardhët dhe e turbullt.

Por tashmë me zhvillimin e teknologjisë bota nuk ka më barriera. Moda mund të vëzhgohet dhe shijohet në çdo lloj prizmi, me stile të ndryshme rreth botës të cilat bashkëpunojnë duke dhënë dhe marrë nga njëri-tjetri. Në ditët e sotme në Pekin vihen re kudo çanta Hermes apo Chanel teksa gjtihashtu në duar mbajën edhe tespihe të ritualeve budiste. Bashkëshkrirja është e ardhmja e modës.

Shembuj të tillë gjejmë kudo nëpër kultura nga më të ndryshmet. Evolucioni mendor dhe teknologjik është thelbësor për këto ndryshime të këndvështrimeve. Kombet  në brezet aktuale nuk janë më të izoluar nga informacionet dhe idetë e jashtme. Po përdoret teknologjia në fotografi dhe kjo, sipas artistëve, është e ardhmja e artit vizual. Nëse teknologjia i ndihmon artbërësit që të prezantojnë veprat e tyre në një mënyrë të re dhe më të dobishme, atëhere pse të mos e adaptojmë? Nuk është më e nevojshme që një artist të jetojë në të shkuarën. Në fund të fundit, jetojmë në botë ku inteligjenca artificiale është kaq e avancuar sa mund të krijojë art falas nga komandat dhe të dhënat njerëzore.

Si pjellë e mendësisë së njerëzve ne i japim këtij fenomeni një gjuhë dhe aftësi për të bërë gjëra të caktuara, ashtu siç bëjmë edhe me fëmijët tanë. Por edhe krijesat kompjuterike si edhe fëmijët tanë, pas rritjes së mjaftueshme fillojnë të zhvillojnë gjuhën dhe aftësitë sipas ideve të tyre.

Pra, marrëdhënia ndërmjet teknologjisë dhe estetikës është simbiozike si shkenca me filozofinë, në një botë ideale ata ecin krah më krah. Duke arritur në një balancë të tillë, artistit i bëhet e mundur që të perfeksionojë  mjeshtërinë e kombinimit të artit dhe aftësive në procesin krijues.

Gjuha vizuale nuk ka nevojë për përkthim. Ne kemi lindur me paaftësinë për të folur, por ne mundemi që menjëhërë të shohim qiellin blu, lulet e kuqe dhe emocionet humane. Çfarë ne arrijmë të shikojmë na bën që të përjetojmë kënaqësi, shqetësim, frikë apo siguri. Për këtë arsye, artistët gjithmonë e më shumë predikojnë se me globalizimin që po na pushton e ardhmja duhet që të bëhet akoma më shumë vizuale.

E thënë kjo, nuk mund të parashikojmë se si do të jetë e ardhmja e formës së artit vizual. Akush nuk mundet. Bota ndryshon kaq shpejt dhe mundësitë që na paraqet e ardhmja do të tejkalojnë të gjitha aspektet të cilat lakmohen sot.

Por ajo ç’ka duhet që të gjithë të shpresojmë është se njerëzit duhet të fillojnë që të komunikojnë më shumë me zemrat e tyre. Të fokusohemi më shumë në përmbajtje dhe jo në formë dhe të mbajmë jetën të lidhur ngushtë më harmoninë me natyrën. Të synojmë të mbajmë një balancë në shumllojshmëri, si një simfoni. /abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono