A do i prishë PD- LSI zgjedhjet? Peza: Duhen 3 mijë kamikazë, s’ka kaq budallenj

20:45 | 17/05/2019

I pyetur për tentativën e PD dhe LSI për të prishur zgjedhjet e 30 qershorit, Peza thekson se kjo nuk është e mundur, pasi edhe matematikisht duhet të jenë  1, 2 ose 3 mijë kamikazë në 5300 qendrat e votimit në gjithë vendin, që të hedhin vetën në erë për t’u futur në burg se i duhet Bashës dhe Kryemadhit.

Nano: “Ti mendon që PD e LSI mund ta kenë në plan tentativën për të prishur zgjedhjet?”

Peza: “Kurrë mos thuaj kurrë në politikë e sidomos në Shqipëri. Në Shqipëri sipas KQZ janë 5300 qendra votimi në gjithë territorin.

Nëse ata kanë ndërmend t’i prishin janë 5300 -5400 qendra, mjafton një numër të tillë ku vihet në diskutim mandati i të zgjedhurit në atë territor. Nëse një kryetar bashkie do zgjidhet me një deiferencë 1 mijë vota dhe grupet e tyre do shkatërrojnë procesin që bëjnë difëerncën fituese, atëherë ky proces konsiderohet teknikisht i prishir. Por që kjo të ndodhë në gjithë territorin dhe kaq të kalkuluar matematikisht duhen nja 1, 2, 3 mijë kamizkazë që të hedhin veten në erë për t’u futur në burg se i duhet Lulit e Monikës që të prishet rezultati dhe ai të futet 7 vjet në burg. Unë nuk besoj që sot ka kaq shumë budallenj”. /abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono