800 luftëtarë të ISIS kapen rob, Trump thirrje aleatëve

15:50 | 17/02/2019

Presidenti Donald Trump i ka kërkuar Europës dhe Mbretërisë së Bashkuar që të pranojnë dhe të gjykojnë në territorin e tyre 800 luftëtarë të ISIS. Trump u ka kërkuar vendeve në fjalë që të bëjnë detyrën e tyre, në të kundërt ka paralajmëruar se Amerika do t’i lërë të lirë xhihadistët.

Presidenti Donald Trump i ka kërkuar Britanisë së Madhe dhe aleatëve europianë që të pranojnë dhe gjykojnë mbi 800 luftëtarë të Shtetit Islamik të kapur rob në betejën e fundit kundër grupit terrorist. Apelin e tij shefi i Shtëpisë së Bardhë e ka bërë përmes një postimi në Twitter, në një kohë kur trupat kurde pro-amerikane vazhdojnë betejën në bastionin e fundit të ISIS, në kufirin siriano-iraken.

“Luftëtarët e ISIS po mbahen nga trupat kurde. Shtetet e Bashkuara nuk duan të shohin se si këta njerëz përshkojnë rrugën drejt Europës, sepse ata atje duan të shkojnë. Ne kemi bërë shumë, kemi shpenzuar shumë, ndaj është koha që të tjerët të bëjnë përpara dhe të bëjnë detyrën e tyre”, ka thënë Trump.

Në të kundërt, presidenti amerikan ka paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara do të detyrohen t’i lirojnë ata. Paralajmërimi i Trump vjen vjen pak ditë pas deklaratës së shefit të shërbimeve sekrete britanike, se Shteti Islamik po riorganizohet për të kryer më shumë sulme, pavarësisht disfatës në Siri. Gjithashtu, anëtarë të administratës amerikane kanë deklaruar se druhen se disa nga xhihadistët e ndaluar mund të kthehen në rrezik për vendet europiane, nëse këto të fundit nuk organizohen për t’i çuar ata para drejtësisë./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono