80 mln euro për Sane

23:22 | 25/05/2019

Skuadra e Bayern Munchen ofron 80 milionë euro për shërbimet e gjermanit Sane. Një ndeër lojtar e kërkuar nga Juventusit, Marquinhos refuzon bardhezinjtë dhe i premton besnikëri PSG-së.

Sulmuesi gjerman që aktivizohet tek Manchester City, Sane mund të vijojë karrierën te kampionët në fuqi të Gjermanisë, Bayern. Raportet e 23-vjeçarit me trajnerin Pep Guardiola nuk janë të mira dhe futbollisti anësor e ka humbur vendin e titullarit.

Interesimin e Bayernit për sane e ka konfirmuar shefi ekzekutiv i bavareëzve, Karl Heinz Rumeinge.  Largimi i Robben dhe Ribery ka krijuar hapësirat e mjaftueshme për të ofruar në skuadër Sane, i cili kërkon rolin e protagonizmit. Sipas mediave gjermane Bayern ka ofruar plot 80 mln euro për shërbimet e Sane dhe klubi anglez po shqyrtëon mundësinë e shitjes së futbollistit.

Aventura e sulmuesit të Leipzig Timo Werner tek Leipzig është drëjt fundit. Futbollisti gjerman ka refuzuar rinovimin e kontratës me klubin gjerman dhe kërkon një eksperiencë të re. Skuadra si Bayern, Arsenal dhe Liverpool janë të interesuara për sulmuesin, i cili ka treguar një rendiment të lartë. Lojtari në fjalë u kërkua sezonin e kaluar edhe nga skuadra e Real Madrid.

Një ndër objektivat e Juventusit në merkato është edhe mbrojtesi i PSG, marquinhos. Futbollisti brazilian ka luajtur më parë në Itali me skuadrën e Romës dhe përshtatja në Serie A nuk do të ishte aspak problem. Pas ndeshjes së fundit të kampionatit, Marquinhos hodhi poshtë zërat për largimin nga kampionët në fuqi të frances, duke theksuar se do të respektojë kontratën që ka me PSG. 25-vjeçari është një ndër shtyllat kryesore në skuadrën e teknikut Tuchel./ABC News Albania 24/7


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono