8 vjet nga protesta e 21 janarit, Dervishi: Rënie e shtetit

15:37 | 21/01/2019

“Ngjarja e 8 vjetëve më parë është në të njëjtën listë me 5 apo 6 ngjarje që unë i quaj rrëzimi i shtetit”. Kështu e ka konsideruar gazetari i ABC Story Ferdinand Devishin protestën e 21 janarit, ku humbën jetën 4 protestues në bulevard, për të cilën sipas tij edhe sot e kësaj dite nuk ka asnjë fajtor.

Në bazë të një radhe kronologjike Dervishi renditi ngjarjet që nga 97 deri në vitin 2016 ku sipas tij shteti ka rënë.

“Viti 97 ku u rrëzua shteti, humbje e jetës së 2500 njerëzve, siguria kombëtare përtokë, hapja e municioneve.

Viti ‘98 historia e 14 shtatorit ku shteti ra, ku ceremonia mortore devijoi për marrjen e institucioneve të shtetit, një shtet që ra.

Në 2001 kam regjistruar në rënie të shtetit. Është arrestimi i dy personave të botës së krimit që u arrestaun në darkë dhe u liruan në mnëgjes.

Viti 2011, 21 janarin e quaj rrëzim të shtetit se u thye rendi ligjor.

Viti 2016 – mbjellja e vendit me kanabis që kemi rrezik të sigurisë kombëtare. Për mua shteti ra”. /abcnews.al

 


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono