8 deputetë holandezë në Shqipëri: Po mbledhim informacion

15:34 | 07/05/201815:340

Tetë deputetë holandezë kanë nisur në Shqipëri një vizitë dy ditore për të mbledhur informacion mbi gjithçka ka arritur Shqipëria në përmbushje të detyrave të lëna nga Bashkimi Europian. Duke folur për mediat ata thanë se në fund do të hartojnë një raport për tia paraqitur parlamentin holandez, i cili do të vendosë pro apo kundër hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Skeptikët holandezë kanë ardhur t’i mbledhin vetë detyrat e shtëpisë që shqiptarët thonë se i kanë realizuar. Janë tetë deputetë që kanë nisur në Shqipëri një vizitë dy ditore të quajtur faktmbledhës. Ata janë takuar me kryeministrin Edi Rama dhe me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Pieter Omtzigt, partia Kristian Demokrate: “Ne po vlerësojmë 5 kriteret e përcaktuara me progresin e bërë ose jo mbi këto kritere. Për shembull sa i takon procesit të Vettingut, ne shohim se kanë ndodhur 6 apo 7 raste të Vettingut, por duhet të kalojmë mbi rreth 800 raste. Po ashtu kemi parë progres në luftën kundër krimit të organizuar, por kemi parë se në Holandë numri i shqiptarëve të arrestuar me akuza serioze është më shumë se dyfishi në periudhën e fundit. Qeveria jonë është ekstremisht hezituese dhe është më hezitues se vende të tjera në Bashkimin Europian. Por nuk është vetëm në këtë situatë. Nëse shoh Francën dhe Gjermaninë, do të shihni hezitim per të hapur negociatat”.

Deputetët Holandezë po ndjekin edhe procesin hetimor të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Përfaqësuesi i partisë Kristian Demokrate tha se një mesazh i dyfishtë nuk po dëgjohet nga shqiptarët.

Pieter Omtzigt: “Ne kemi vëzhguar ato raste, por do të ishte shumë e çuditshme nëse ne kërkojmë nga njëra anë të kemi një gjyqësor të pavarur dhe në anën tjetër të flasim për një emër të veçantë që duhet të shkojnë në burg. Është një mesazh i dyfishtë që nuk do e dëgjoni. Ne do të shohim që nuk janë ndëshkuar deri më tani janë të nivelit të ulët apo të mesëm, më tepër se të nivelit të lartë, por nuk mund të thuash se ai person duhet te shkoj në burg, pasi merr ekzakt të kundërtën e saj që kërkohet, çka përkon me pavarësinë e gjyqësorit”.

Grupi faktmbledhës nga Holanda do t’i diskutojë konkluzionet këtyre takimeve gjatë punimeve të parlamentit holandez, i cili do të vendosë nëse do të votojë pro apo kundër hapjes së bisedimeve të Shqipërisë me Bashkimin Europian./abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono