67 vjedhje të bagazheve janë denoncuar në aeroportin e Rinasit

15:15 | 20/05/201915:150

Vjedhja e bagazheve në aeroportin e Rinasit vijon të jetë shqetësim për udhëtarët. Me urdhër të prokurorisë të Tiranës sot janë arrestuar 2 punonjës, ndërsa 2 të tjerë po hetohen në gjendje të lirë. ABC News mëson se në 15 muaj në Komisariatin e Policisë Kufitare të Rinasit janë denoncuar 67 raste vjedhjesh.

Siguria në aeroportin e Rinasit ka pasur probleme të herë pas hershme, konkretisht dhe për vjedhjen e sendeve nga valixhet e pasagjerëve, raste këto të përsëritura.

Por ndryshe nga herët e mëparshme, ku shumica e denoncimeve nga të dëmtuarit janë administruar nga TIA, e më pas janë mbyllur pa u gjetur autorët, këtë herë me urdhër të Prokurorisë së Tiranës u prangosën dy punonjës që janë përgjegjës për sektorin e transportit të bagazheve.

Në bashkëpunim edhe me dy punëtorë  të tjerë të aeroportit, ata arritën të merrnin 4800 euro në bagazhin e një udhëtari që kishte si destinacion Slloveninë. Nga hetimet rezultoi se dy të arrestuarit kishin kryer gjatë dy muajve të fundit edhe katër grabitje të tjera në drejtim të udhëtarëve.

Ata nëpërmjet vjedhjeve kishin përfituar shuma të mëdha monetare të, si paund e dollar të udhëtarëve. Në komisariatin e Rinasit janë denoncuar edhe disa varëse floriri e sende të tjera me vlerë të humbura në mënyrë të mistershme gjatë transportit të valixheve nga qytetaret te barku i avionit.

Nisur nga ky numër i lartë denoncimesh, Policia e Rinasit me anë të një shkresë gjatë vitit të shkuar i ishte drejtuar kompanive ajrore të marrin masa për parandalimin e rasteve të tilla, duke vendosur kamera portative brenda barkut të avionëve.

“Vjedhjet e bagazheve edhe në të kaluarën kanë qenë shqetësim për udhëtarët në aeroportin e Rinasit. Gjatë vitit 2018 dhe në tre muajt e parë të 2019-s janë denoncuar në komisariatin e policisë së Rinasit, 67 vjedhje apo humbje bagazhesh duke akuzuar në mënyrë të drejtpërdrejtë, punonjësit e aeroportit”, raportoi gazetari Andi Qosja nga Drejtoria e Policisë së Tiranës.

Në letrën drejtuar TIA-s, thuhet se bagazhet të ngarkohen në kontenierë për të shmangur kontaktin me punonjësit, të cilët merren me ngarkimin dhe shkarkimin e tyre.

Siguria brenda pistës së aeroportit të Rinasit u cënua mesditën e 9 prillit kur u grabitën 6 milionë euro. Për këtë arsye, u vendos që Policia Ushtarake të monitorjë perimetrin e jashtëm të aeroportit, nga ku u grabitësit kanë mundur të thyejnë dy herë gjatë këtyre 3 viteve sigurinë e tij./ABC News Albania 24/7


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono