613 kg lëndë narkotike të fshehur në banane, sot merret vendimi për Arbër Çekaj

08:40 | 23/01/202008:400

Ditën e sotme pritet të zhvillohet seanca për Arbën Çekaj i cili akuzohet për trafikimin e 613 kg kokainë nga Kolumbia drejt Shqipërisë nëpërmjet një kontenieri me banane.

Në një lidhje me “ABC e mëngjesit”, gazetarja Glidona Daci raporton se Donaldo Lushaj, Armando Pezaku dhe Çekaj dyshohet se kanë siguruar transportin nga Kolumbia në Portin e Durrësit për ta kaluar më pas në tregun Europian. Çekaj mbante tre mbiemra. Prokurori i çështjes Edvin Kondili thotë se gjithçka ka marrë fund dhe se kërcënimet e Çekaj nuk vlejnë ndaj tij.

Ndërkohë avokatët kanë bërë kërkesë për ta përjashtuar nga procesi i Arbër Çekaj Prokurorin Kondili. Gazetarja Glidona Daci tha se në sallën e gjyqit Çekaj ka akuzuar prokurorin se ka përhapur lajme të rreme ndaj tij, ai thotë se nuk ka dijeni për 613 kg kokainë të cilët u kapën në kontenierin me bananë që ishin në pronësi të kompanisë së tij “Arbri Garden”.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar dënim me 14 vite burg për Arbër Çekajn, 10 vite e tetë muaj për Donaldo Lushajn si dhe 8 vite e 8 muaj për Armando Pezakun. Pritet që Gjykata të japë edhe vendimin e saj./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono