58-vjeçari vdes në tragetin e linjës Bari-Durrës

12:23 | 03/08/2018

Një pasagjer humbi jetën në tragetin e linjës Bari-Durrës mëngjesin e sotëm, pak para se të mbërrinte në bregdetin shqiptar. Viktima është 58-vjeçari Isa Koni nga Vora.

Ishte nisur drejt Durrësit për të kaluar pushimet verore, por nuk mundi të mbërrijë i gjallë. Një pasagjer i linjës Bari-Durrës ndërroi jetë në traget. Ngjarja ndodhi në udhëtim e sipër rreth orës tre të mëngjesit.

Isa koni, 58 vjeç, emigrant prej 20 vitesh në Itali, sipas famijarëve është ndjerë keq, duke shfaqur probleme shëndetësore. Ata thonë se Konit nuk iu dha ndihma e parë pasi mungonte stafi mjekësor në traget.

“Dua të them që nuk i është dhënë ndihma e parë. Të gjithë thonin, që personi, Isa Koni, ka qenë i shtrirë dhe kanë thirrur mbi 30 minuta ose 1 orë infermierë, por nuk kanë ardhur”, tha Eldi Shehi, i afërm i viktimës.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe ekspertët e fushës po punojnë për përcaktimin e shkakut të vdekjes. Fillimisht ka nisur marrja në pyetje e pjestarëve të ekuipazhit të tragetit. Por edhe e dëshmitarëve në vendin e ngjarjes./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono