5 vite për të rritur mjekrën

11:30 | 31/05/2019

Për 5 vite një amerikan, i cili jeton në Londër është kujdesur për mjekrën e tij tepër të gjatë. Lance Wooton vendosi në Qershor të vitit 2014 që të rriste mjekrën e tij. Por duke qenë se po binte në sy me mjekrën e tij super të gjatë, ai vendosi që për vite me radhë të kujdesej për të dhe ta rriste akoma.

“Unë fillova të rris mjekrën sepse doja të isha pirat për Halloween”, tha Lance, i cili punon si mbikëqyrës IT-je.

“Rreth Tetorit të vitit 2014, një mik i imi që zotëron një berberhane në Londër, më ftoi të shikoj disa produkte për mjekrën. Nuk kisha asnjë indikacion se gjëra të tillë ekzistonin. Kam blerë disa dhe kam postuar disa fotografi në Instagram”, tha më tej ai.

Lance më vonë u kontaktua për një garë nga një kompani e quajtur CanYouHandleBar, e cila po organizonte një ngjarje në Newport, Kentucky. Më pas ai filloi të merrte pjesë nëpër gara ku ishin persona me mjekër të gjatë.

Ai madje ka fituar vendin e dytë për kategorinë “Mjekra më e gjatë natyrale” në Shtetet e Bashkuara, dhe vendin e katërt në kategorinë “Mjekra më e gjatë natyrale” ndërkombëtarisht./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono