POLICIA/ 5 pacientë të asfiksuar u nisën urgjent në Tiranë: Zjarri në spitalin e Durrësit përfshiu katër kate

11:14 | 11/01/202011:140

Policia ka publikuar detajet mbi zjarrin në spitalin e Durrësit, i cili përfshiu katër kate gjatë orëve të para të ditës së sotme.

Burime zyrtare bëjnë me dije se nga zjarri janë asfiksuar pesë të sëmurë, të cilët janë nisur me urgjencë në Tiranë, ndërsa të tjerët u nxorrën nga pavijonet e prekura duke u çuar në pavijone të tjera.

Zjarri ka rënë në katin e parë dhe është shpërndarë në katet e tjera duke djegur katër kate.

Sipas policisë, zjarri ka rënë në kabinat elektrike fillimisht duke u shpërndarë më pas.

Njoftimi i policisë

Më datë 11.01.2020, në orën 00:25, në repartin e ortopedisë në spitalin e Durrësit, ka rënë zjarr, i cili ka përfshirë kabinat elektrike të pavijonit.

Menjëherë kanë shkuar forcat e Policisë dhe zjarrfikësit.

Shërbimet e Policisë, zjarrfikësit dhe personeli kanë bërë të mundur evakuimin e të gjithë pacientëve nga të katër katet e pavijonit duke i transferuar në një pavijon tjetër.

Si pasojë e zjarrit janë asfiksuar 5 pacientë, të cilët janë dërguar në spitalin e traumës në Tiranë, për mjekim të specializuar dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se shkaku i zjarrit ka ardhur si pasojë e përfshirjes nga zjarri të katër kabinave elektrike të katër kateve, ku zjarri fillimisht ka nisur në katin e parë dhe ka vazhduar deri në katin e katërt.

Grupi hetimor, nën drejtimin e prokurorisë po vijon punën për zbardhjen e plotë të shkakut të përfshirjes së kabinave elektrike nga zjarri.

/abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono