5 muaj pa rroga, punonjësit e Vllaznisë në protestë

13:37 | 12/09/2019

Punonjësit e klubit të futbollit të Vllaznisë së Shkodrës dalin në protestë për vonesën e pagave. Ata fajësojnë politikën dhe deklarojnë se kanë 5 muaj pa u paguar.

Janë jo pak, por 30 njerëz. Punonjës të klubit të futbollit të Vllaznisë së Shkodrës, që nuk kanë dalë të bëjnë punën e tyre të përditshme, por të protestojnë për rrogat. Ata dolën në fushën sportive “Reshit Rusi” dhe me ta ishin edhe trajnerë të akademisë së klubit. Njëri nga punonjësit tregon situatën.

“Ne as kërkojmë rroga shtesë, as kërkojmë vjetërsi pune, kërkojmë atë rrogë minimumin që nuk e ka kurrkush në Shkodër dhe atë nuk na e japin. Këtu ka njerëz që janë për bukë të thatë nuk kanë me ça me paguar drita, ujë”, tha ai.

Në protestë, edhe Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, me kryetarin e tij për Shkodrën, Albert Tukën.

“Për shkak të ngatërresave politike primitive këta punonjës janë penalizuar dhe kanë 5 muaj pa paga. Pa përmendur sigurimet shoqërore, sigurimet shëndetësore, puna jashtë orarit, ditët e shtuna e të diela që dalin në punë. I bëj thirrje institucionit të perfektit që të ndërhyjë urgjent që të zhbllokojë fondin e pagave për këta punonjës”, tha ai.

Tuka pyetet për afatin që presin prefektin dhe për hapat e mëtejshëm.

“Pas vendimit që do marrin këta do u delegohet institucioneve që kanë në varësi zgjedhjen e këtij problemi”, tha Tuka./ABC News Albania 24/7


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono