5 gabime që duhet të shmangni ditën e parë të punës nëse doni të bëni një përshtypje të mirë

22:04 | 12/10/201922:040

Dita e parë e punës në një zyrë të re është gjithmonë një përvojë angazhuese. Ja 5 këshilla për të bërë një përshtypje të mirë për herë të parë me drejtuesit dhe kolegët

Fillimi i një pune të re është si të katapultoheni në një univers të ri.

Çfarë duhet të bëni (dhe çfarë të mos bëni) për të qenë të suksesshëm në një intervistë pune?

Askush nuk e di se ku janë gjërat ose ku mund të shkojnë, emri i askujt nuk mbahet mend, dhe ju doni më shumë se gjithçka tjetër, të bëni një përshtypje të mirë me drejtuesit dhe kolegët.

Dhe nëse kërkon kohë për t’u sistemuar plotësisht, ja 5 gabime që duhet të shmangni në ditën e parë të punës.

Ja se si të kuptoni nëse puna që bëni është e duhura për ju:

Shmangni të folurit vetëm për veten tuaj

Presioni për të bërë një përshtypje të mirë të parë është mbizotëruese, por duke e lënë veten të lirë dhe të flasë pa ndalje, veçanërisht për veten, është një nga mënyrat më të menjëhershme për t’i mbajtur njerëzit larg.

Mos harroni se është një ditë normale në zyrë për të gjithë të tjerët.

Kështu që kur të keni mundësinë të bisedoni me kolegët, bëni pyetje rreth tyre, dëgjoni përgjigjet dhe përpiquni të gjeni një interes të përbashkët.

Mos shiko orën

Dita e parë e punës do të jetë ndoshta një alternim i takimeve hyrëse dhe disa punëve të thjeshta.

Natyrisht kjo nuk do ju mbajë të zënë gjatë gjithë ditës, por gjëja më e keqe që mund të bëni është të shikoni vazhdimisht orën e zyrës.

Bëhuni të dobishëm gjatë këtyre kohërave të vdekura, edhe nëse do të merrni apo bëni një kafe bëni për të gjithë.

Do t’ju mbajë të zënë dhe shumica e vlerësojnë një altruizëm të shëndetshëm.

Mos bëni të vështirin me teknologjinë

Në mënyrë të pashmangshme do të ketë vështirësi në krijimin e një llogarie pune dhe mund t’ju duhet të telefononi mbështetjen teknike më shumë nga sa dëshironi.

Pranojeni para se të filloni ditën, kështu që do të shmangni ankimin ndaj kolegëve tuaj

Jo drekë për mbi tryezën e punës

Edhe nëse merrni drekën nga shtëpia në punë është absolutisht një rutinë e mirë dhe e leverdishme është mirë që të mos e bëni atë ditën e parë të punës.

Më mirë të jesh i hapur për të pranuar një ftesë të mundshme për drekë nga kolegë të rinj: është një mënyrë e shkëlqyeshme për të bërë kontakte dhe për të takuar njerëz.

Mos bëni si të ditur

Një mënyrë e sigurt për të antagonizuar kolegët është të hiqeni si të mençur

Edhe nëse keni përvojë të mëparshme në të njëjtën industri, nuk i dini detajet e kompanisë së re që keni hyrë.

Egoja mund të dalë përpara, por tashmë të keni parasysh që do të ketë raste kur do të duhet të kërkoni ndihmë. /abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono