VIDEO/ Kapet në Brindizi skafi me 4 milionë euro drogë, arrestohet shqiptari

08:37 | 10/12/201908:370

Guardia di Finanza ka kapur në brigjet e Brindizit, Itali, një ngarkesë të madhe droge, me vlerë 4 milionë euro. Sipas mediave italiane është vënë në pranga skafisti shqiptar, emri i të cilit për momentin nuk bëhet publik.

Sjellja e pazakontë e skafistit dhe tipologjia e mjetit lundrues i kanë bërë përshtypje, policëve që patrullonin në det, të cilët vendosën të ndalojnë skafin disa milje larg bregut.

Gjatë kontrollit në port u gjetën dhe u sekuestruan 186 pako të mbështjella me leter celofan, me një sasi prej 310 kg marijuanë dhe 24 kg hashash. Droga e kapur po të dilte në treg kapte vlerën e 4 milionë eurove.

Mjeti lundrues që transportonte drogën ishte 5 metra i gjatë me një motor të fuqishëm. Mjeti u sekuestrua në cilënë e provës materiale, ndërsa policia po merr në pyetje skafistin për të zbuluar rrjetin e narkotrafikut. /abcnews.al
. VIDEO

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono