4 gjërat që do të ndryshojë Xhafaj deri në fund të mandatit

21:21 | 21/09/2018

Duke e konsideruar veten tek ata individë që lënë gjurmë me punën e tyre, Xhafa rrëfeu në “Provokacija” dhe 4 prioritetet e tij deri në fund të mandatit si ministër i Brendshëm, që shumë shpejt disa prej tyre do të bëhen publike.

 “3 ambicie të afërta, dhe një që është pak më i vështirë është rasti i i policisë kriminale, nuk mund të ketë polici shteti pa polici kriminale. Ajo që është bërë në vite është shpërbërja e policisë kriminale.

Rasti i policisë kriminale që duhet të investohet më shumë. E ka dëmtuar mungesa e Akademisë së Policisë në vite, ishte sukses hapja e akademisë, lëvizjet pa kritet brenda policisë dhe mungesa e trajnimit dhe logjistika ose teknologjia, sepse është i rëndësishëm ky element. Kemi pasur rreth 10 milionë dollarë që gjysma i ka shkuar policisë kriminale. Duam të bëjmë të nëjtën gjë edhe vitin që vjen”.

Ministri i Brendshëm vlerësoi se nëse 2-3 vjet më parë kishte mungesë besimi për Policinë Shqiptare, sot konsiderohet partneri më i besueshëm në Ballkan. Këtë tha Xafa e vërteton edhe fakti se janë ngritur skuadrat e përbashkëta me policinë gjermane që do hetojnë në territorin gjerman dhe shqiptar, çështje që zhvillohet njëkohësisht në disa vende.

“2-3 vjet më parë ishte mungesë besimi nga vendet partnere sot policia shqiptare konsiderohet partneri më i besueshëm në Ballkan. Dhe sot kemi arritur në një shkallë që policia shqiptare konsiderohet partneri më i besueshëm në Ballkan. Sot si asnjë polici tjetër kemi ndërtuar skuadrat e përbashkëta me policinë gjermane që do hetojmë në territorin gjerman dhe shqiptar, do marrin një çështje që zhvillohet njëkohësisht në disa vende. Do hetojnë sëbashku me policët gjermanë me skuadra të përbashkëta dhe do hetojnë bashkarisht. Është nivel i lartë besimi dhe unë jam krenar”.

I pyetur se çfarë do të ndryshonte deri në fund të mandatit, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafa përgjigjet: Do të doja të ndryshoja 3 gjëra më saktë 4, e para policia kriminale, hetimi është zemra e policisë

Nano: A preket nga ndryshimi?

Xhafaj: Duke vendosur rregulla të qarta që mos luanin.

E dyta një menaxhim europian të sigurisë rrugore, që do thotë menaxhimi jo thjesht trafiku, por më gjerë të jetë i standardit europian, përfshirë edhe perceptimin fizik të policit.

E treta menaxhim të standardit europian të të gjitha pikave të kalimit kufitar që shumë shpejt do i bëj publike, kam marrë mëbshtetjen e kryeministrit për t’i mbështetur edhe financiarisht.

Së katërti një implementim të asaj filozofie, të zbatojmë atë që quhet policimi në komunitet, raporti i tij me banorët e qytetarët.

Nano: Mendoni se do i bëni deri në fund të mandatit?

Xhafaj: Kam filluar. Jam ambicioz, Shikoj edhe ëndrra për këtë gjë, por shpresoj që t’i bëj realitet. /abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono