“30 ditë në det”, Policia e Shtetit pjesëmarrëse në operacionin ndërkombëtar

16:33 | 13/11/2018

Shqipëria pranoi ftesën dhe mori pjesë në Operacionin e koduar ’30 ditë në det’ kundër krimit të ndotjes detare.

Operacioni një-mujor (1-31 tetor) i koduar ’30 Ditë në Det ‘, me synim krimet e ndotjes detare në nivel global, u zhvillua me përfshirjen e 276 agjencive të zbatimit të ligjit dhe agjencive mjedisore në 58 vende në të gjitha rajonet, ku u zbuluan mbi 500 shkelje.

Shkeljet e ndotjes detare të zbuluara përfshijnë shkarkimet e paligjshme të vajrave dhe mbeturinave nga anijet, hedhja e paligjshme e mbeturinave në det, shkelja e rregullave të shkarkimeve të anijeve si dhe incidentet e paligjshme të ndotjes në lumenj, në bregdet dhe në vende të tjera në tokë (pranë detit).

Autoritetet në Shqipëri parandaluan një rast ndotje duke siguruar ujërat përreth, ku një mjet peshkimi që po mbytej kishte 500 litra naftë me vete.  Më shumë se 58 inspektime u ndërmorën në hapësirën detare të Shqipërisë, gjatë të cilave u kryen 91 kontrolle të mjeteve detare, u kryen më shumë se 135 orë punë, u  angazhuan 150 forca dhe 49 mjete  lundruese. Gjatë operacionit janë kontrolluar  104 mjete lundruese për ndotje detare.

Gjatë operacionit u konstatua një rast i ndotjes detare në Portin e Durrësit nga një mjet peshkimi, i cili u mbyt duke marrë me vete dhe një sasi hidrokarburi (naftë) prej 500 litra. Autoritetet morën masa të menjëhershme për pastrimin e zonës ku u kthye në gjëndjen e mëparshme.

Në Shqipëri, morën pjesë në Operacion:

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Forca Detare/Roja Bregdetare, Drejtoria e Përgjithshme Detare, Inspektoriati i Mjedisit, Pyjeve, Ujërave e Turizmit dhe Drejtoria e Shërbimeve të Peshkimit dhe Akuakulturës.

Në Shqipëri u krijua një rrjet i përbërë nga 5 koordinatorë institucionalë, të cilët drejtuan veprimet operacionale në institucionet përkatëse dhe bashkërendimin e tyre ndërmjet institucioneve për një reagim më të mirë ndaj krimit të ndotjes detare.

Koordinuar nga Programi Për Sigurinë Mjedisore i Interpol-it dhe në partneritet të ngushtë me Europol, 30 Ditë në Det,  u ndërmorën një seri veprimesh bashkëpunuese si:

– plane të përbashkëta taktike ndërmjet vendeve,

– grupe të përbashkëta task-forcë me pjesmarrjen e disa agjencive,

– hetime të përbashkëta hetimore.

“30 Ditë të Ndërgjegjësimit mbi Ndotjen Detare”

Operacioni në terren është ndjekur nga një fushatë ndërgjegjësimi globale në bashkëpunim me Agjencinë për Mjedisin të OKB-së për të treguar ndikimin e madh që ndotja detare ka ndaj sigurisë njerëzore dhe mjedisore si dhe ndaj zhvillimit ekonomik në mbarë botën.

Duke filluar nga sot, do ketë një tjetër fushatë “30 Ditë të Ndërgjegjësimit mbi Ndotjen Detare”./abcnews.al




Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono