30 ditë kohë deri në konstitutimin e Kuvendit të ri në Kosovë

17:40 | 08/11/201917:400

Grupet e punës të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, dy subjekte që janë renditur të parat në zgjedhjet në Kosovë, kanë mbajtur deri tani 6 takime për të përafruar programin qeverisës. Dy partitë kanë 30 ditë kohë deri sa presidenti të thërrasë seancë konstituive të parlamentit të ri të dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit.

Megjithëse KQZ në Kosovë shpalli rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 6 tetorit, ende mbeten një sërë procedurash për të shkuar deri në parlamentin dhe qeverinë e re. Dy partitë që kanë dalë të parat Lëvizja Vetëvendosje me 32 deputetë dhe Lidhja Demokratike e Kosovës me 29 deputetë tashmë kanë mbajtur gjashtë takime për të përafruar programin qeverisës të udhëhequr nga këto dy subjekte politike. Nisma nuk arriti të futej në Kuvend për 134 vota.

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka shpjeguar hapat drejt konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë.

Pas shpalljes së rezultateve përfundimtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Presidenti thërret seancën konstituive të Kuvendit brenda 30 ditëve nga shpallja e rezultateve përfundimtare.

Në seancën konstituive, konfirmohen (verifikohen) mandatet e deputetëve. Pastaj Kuvendi konsiderohet i konstituuar pas votimit të suksesshëm të kryetarit dhe nënkryetarëve të tij. Në rastin tjetër sipas KDI-së, nëse Presidenti nuk e thërret këtë seancë, ajo mund të thirret nga vet Kuvendi.

Pas kësaj seanca e parë konstituive udhëhiqet nga deputeti më i vjetër dhe më i ri i Kuvendit.

Më pas kryetari i Kuvendit propozohet nga grupi më i madh parlamentar dhe zgjedhet me shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit. Me shumicë të votave zgjedhen edhe tre nënkryetarët, të propozuar nga tri grupet më të mëdha parlamentare dhe dy nënkryetarë që përfaqësojnë komunitetet që nuk janë shumicë në Kuvend.

Pas konstituimit të Kuvendit, Presidenti i propozon Kuvendit kandidatin për kryeministër. Kandidati për kryeministër, duhet ta paraqes përbërjen e kabinetit të tij qeverisës para Kuvendit të Kosovës brenda 15 ditës pas emërimit.

Nëse përbërja e propozuar e Qeverisë nuk merr shumicën e votave të nevojshme, Presidenti obligohet që brenda 10 ditësh të emëroj kandidatin tjetër sipas të njëjtës procedurë.

Më pas propozimi për kandidatin për kryeministër bëhet në konsultim me subjektin politik që ka fituar më së shumti ulëse në Kuvend. Qeveria konsiderohet e zgjedhur nëse merr shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Në rastin kur përbërja e propozuar e Qeverisë nuk merr shumicën e votave nevojshme, atëherë Presidenti shpall zgjedhjet ku duhet të mbahen jo më vonë se dyzetë (40) ditë nga dita e shpalljes së tyre.

Por të gjitha këto procedura duhet të ndodhin pas shqyrtimit të të gjithave ankesave të subjekteve politike nga ana e PZAP-së dhe ankesave nga Gjykata Supreme. Sipas nenit 66 të Kushtetutës së Kosovës, brenda 30 ditëve pas shpalljes përfundimtare të rezultateve nga KQZ, presidenti duhet të thërras seancën konstituive të Kuvendit.

Nëse Presidenti nuk e bën këtë, seanca mund të thirret nga vet Kuvendi. Sipas KQZ-së pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhjet e 6 tetorit ishte 44,72 për qind. Ndërsa në bazë të rezultateve të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 220 mijë e 811 vota apo 26,159 për qind, LDK 206 mijë e 458 vota apo 23,458 për qind, PDK ka 178 mijë e 645 vota apo 21.163 për qind, AAK-PSD koalicioni 100 për qind Kosovë ka 96 mijë e 883 vota apo 11, 477 për qind, Lista Serbe 57 mijë e 15 vota apo 6.754 për qind, Nisma-AKR-PD 42 mijë e 72 vota apo 4.984 për qind. /abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono