3 mln euro drogë poshtë frigoriferit, arrestohet shqiptari

19:22 | 12/07/201919:220

Kishte ardhur në Itali për të shitur një sasi të madhe droge e cila kapte vlerën e 3 milionë eurove.

Policia ka vënë në pranga 38 vjeçarin Emiliano Keçi. I riu ishte pikasur nga hetuesit për shkak të precedentëve të tij të mëparshëm për trafik droge. Në momentin e arrestimit 38 vjeçari po i drejtohej makinës së tij një Alfa Romeo Giulietta. Në shpejtësi e sipër i riu tentoi të fshehë një sasi prej 1 kg kokaine të cilin e kishte fshehur në brendësi të kroskotit.

Pas kontrollit të banesës së tij në Seriate, u gjet një sasi e konsiderueshme droge, ku pjesa më e madhe ishte fshehur poshtë motorit të frigoriferit.

Rreth 18 kg kokainë, 10 gramë heroinë si dhe 8 kg hashash, u sekuestruan nga autoritetet italiane të cilat kapnin një vlerë totale prej 3 mln eurosh.

Mbi qeset e drogës së sekuestruar ishin shënuar emra qytetesh si :Lecco, Bergamo, Brescia, të cilat tregonin se për ku do të shkonte sasia e drogërave.

Gjatë kontrollit të banesës policia sekuestroi dhe tre armë me silenciator.

Autoritet italiane vazhdojnë hetimet për të zbuluar më tej të gjithë dinamikën e këtij aktiviteti./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono