3 gabime që do t’ju kushtojnë vendin e punës

14:47 | 13/02/202014:470

Nëse dëshironi të vazhdoni të jeni në pozicionin aktual të punës ka disa rregulla që duhet t’i keni parasysh patjetër. Shpeshherë ne bëjmë disa gabime dhe ato veçse na bëjmë të dukemi jo të hijshëm tek të tjerët mund të na kushtojnë vendin e punës. Mësoni 3 gabimet kryesore që ne zakonisht bëjmë në vendin e punës.

1.Të bësh sikur i di të gjitha

I vetmi person që duket bukur kur bën sikur i di të gjitha, është Hermione Granger, kështu që më mirë lëreni në dorë të saj rolin e “enciklopedisë ”. Nëse hyni në një ambient të ri pune dhe filloni të silleni me arrogancë, me shumë mundësi nuk do të mund të kaloni as periudhën e provës. Kështu që qëndroni me këmbë në tokë, bëhuni dëgjues i mirë, sa më shumë të dëgjoni aq më shumë do të mësoni.

2.Të mos pyesësh

Ky është një gabim shumë thelbësor, pasi hap rrugën për gabime të tjera në vazhdim. Të gjithë druhen që të pyesin kur fillojnë një punë të re, por është më mirë të pyesni se sa të qëndroni me dyshime. Nga ana tjetër, kujdesuni që pyetjet të mos jenë shumë vetë-shpjeguese, pasi do të dukeni shumë dembelë.

3.Të japësh mendime, para se të kesh kuptuar punën

Fakti që je punësuar tregon që ke shumë ide të mira, por merre me qetësi. Të mundohesh të zgjidhësh situata në ditën e parë të punës, mund të sjellë edhe pakënaqësi tek kolegët. Në vend të kësaj, do të ishte mirë sikur të merrnit kohë për të mësuar atë që ndodh në vendin tuaj të punës, si dhe atë që ka ndodhur më herët, për ta bërë këtë duhet ta shndërroni trurin në sfungjer dhe të thithni sa më shumë informacion që të jetë e mundur./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono