29 viktima nga aksidenti automobilistik në Portugali

14:09 | 18/04/2019

Bilanci zyrtar i viktimave nga aksidenti automobilistik në Portugali shkon në 29. Autoritetet portugeze konfirmuan se të gjitha viktimat janë shtetas gjermanë të moshës 40 deri në 50 vjeç, ndërkohë që kanë nisur hetimet për rrethanat e incidentit.

Shkon në 29 numri i viktimave i aksidentit automobilistik në Portugali, ku u përfshi një autobus që transportonte një grup turistësh në ishullin portugez të Madeirës. Në bordin e autobusit ndodheshin 57 persona nga Santa Kruz drejt Funkal. Viktimat janë turistë gjermanë 11 burra dhe 18 gra.

Presidenti portugez, Marselo Rebelo de Souza, para se bilanci i viktimave të zyrtarizohej, konfirmoi se viktimat ishin shtetas gjermanë. Ai shprehu ngushëllimet për momentin tragjik dhe për dhimbjen e familjarëve. Kreu i shtetit portugez i bëri këto deklarata nga vendngjarja.

Sipas informacioneve të para, autobusi u përplas në orën 18:30 të së mërkurës. Për arsye që ende nuk dihen, shoferi i autobusit humbi kontrollin e automjetit në një kthesë dhe u përmbys për disa metra, duke përfunduar në një shtëpi të ndërtuar në një kodër.

Viktimat ishin të moshës 40 deri në 50 vjeç. Autoritetet portugeze u shprehën për mediat se është ende herët për të konfirmuar shkakun e aksidentit, por u vërtetua se autobusi kishte vetëm pesë vjet që ishte vënë në përdorim dhe se kishte kaluar të gjitha kontrollet. Autoritetet kanë nisur hetimet për rrethanat e aksidentit./abcnews.al


<iframe width=”560″ height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/mNL6MENmzxE” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture” allowfullscreen></iframe>

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono