28-29 Nëntori, Veliaj: Merrni flamurin dhe na u bashkoni për festat

11:48 | 24/11/2018

Tirana ka veshur dekorin e saj kuq e zi për festat kombëtare të nëntorit. Në 106-vjetorin e Pavarësisë, Kryebashkiaku Erion Veliaj u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të bëhen pjesë e këtyre festive duke iu bashkuar edhe ata nismës për vendosjen e simboleve kombëtare në banesat e tyre.

“Po ti? E vure flamurin tënd? Këtë fund Nëntori jo vetëm dekori i Bashkisë Tiranë, por i gjithë qyteti po merr pjesë me simbolet kuqezi! Rroftë Shqipëria!”, shkruan Veliaj në Twitter.

Kreu i Bashkisë i bën thirrje dhe çdo shqiptari  që jeton në emigracion apo në trevat e tjera shqiptare që festat kombëtare t’i kalojnë në Tiranë ku kryeqyteti do të dominohet nga aktivitete të shumta për festat kombëtare të nëntorit.

“Tirana Kuq e Zi për 28-29 Nëntor! Nëse jeton jashtë Kryeqytetit, merr flamurin tënd dhe familjen e na u bashko për një fundjavë të gjatë pushimi e festash të paharrueshme në Tiranë”, theksoi Veliaj.

Vetëm imagjinoni se si do të ngjajë Shqipëria në ditën e Flamurit, nëse secili prej nesh vendos nga një flamur në dritaret apo ballkonet e banesave të tyre. /abcnews/a;



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono