25-vjeçari nga Fieri pritet të ekstradohet në Amerikë

15:19 | 13/02/2018

25-vjecari Fierak, i konsideruar nga amerikanët si hakeri më i mirë shqiptar, kishte arritur të klononte së bashku me 36 anëtarët e tjerë të grupit rreth 3.4 milionë karta kredi. Gjithashtu, dëmi nga blerjet e stimuluara në internet të shkaktuar qytetarëve në të gjithë botën sipas policisë së shtetit është rreth 530 milionë dollarë.

Aldo Ymeraj, 25-vjeçari që shikoni në foto, me origjinë nga qytetit i Fierit nuk do ta ketë të lehtë t’ia hedhë drejtësisë, ashtu siç bëri 3 vite më parë, kur u arrestua për klonime të kartave të kreditit në kryeqytet.

Për prangosjen e të riut fierak këtë here u inicua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët kërkojnë edhe ekstradimin e tij përtej atlantikut, si pjestar I një rrjeti shumë të rrezikshëm hakerash. ABC Neës ka mësuar nga grupi hetimor se Ymeraj bashkë me 36 anëtarët e tjerët të grupit kriminal kishin arritur të klononin mbi 3.4 milionë karta krediti në të gjithë botën. Dëmi ishte kolosal tek qytetarët pagamarrës në bankat e nivelit të dytë. Policia shqiptare dhe partnerët e saj amerikanë theksojnë se nga vitit 2010 e në vijim hakerat kanë arritur të përfitojnë në mënyrë të jashtëligjshme rreth 530 milionë dollarë. Koka e grupit ishte 34-vjeçari nga Ukrahina, Svyatoslav Bondarenko. Ai ishte kujdesur që anëtarët e grupit në total që po hetohen janë 11 mijë pjesëmarrës të mos kishin njohje me njëri tjetrin, duke ngritur kështu në rrjetin më të madh të hakerave në të gjithë botën. Operacioni për kapjen e 13 personave i koduar “Infraud”u zhvillua në disa shtete, si Shqipëri, Kosovë, SHBA, Francë, Britani e Madhe Itali, Austri dhe Serbi.

Ndërkohë Aldo Ymeraj ishte prangosur edhe më herët për të njëjtën akuzë nga uniformat blu së bashku me 3 persona të tjerë si pjesëtar i grupit “Albanian Hackers Group” . Në shtator të 2013 Ymeraj u arrestua gjatë operacionit të koduar “Dark web”, duke u akuzuar për klonime kartash krediti, si edhe kishin arritur të thyenin kodet e sigurisë nga kompani ndërkombëtare të shërbimeve në Internet si, “PayPal”, “Gmail” “Facebook”./abcnews.al




Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono