25 piktorë sjellin problemet sociale në ekspozitën “Nëntori 21”

19:17 | 06/11/2018

Ekspozita “Nëntori 21”,  sjell në galerinë FAB  veprat e 25 artistëve të njohur dhe të rinj.  Shqetësimet sociale, mbizotërojne tek piktorët e traditës.

Ankthin për punën, mungesën e shpresës, emigracioni, izolimi , por  pa lënë mënjanë edhe poetizmin, portretet dhe kompozimet ky është lëmi i gjerë kërkues i 25 piktorëve të Nëntori 21″. Besim Tula thotë se kjo ekspozitë ka lindur si opozitë ndaj fenomeneve sociale dhe kjo vazhdon edhe pas dy dekadash.

Në këtë prezantim Zef Shoshi sjell Skënderbeun në krevatin e vdekjes në kuadër të 550 vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar.

Në këtë ekspozitë vihet re pjesëmarrja e emrave të njohur të artit shqiptar ndër vite Aleksandër Filipi, Buron Kaceli, Gazmend Leka, Hasan Çapari, Ksenofon Dilo, Kujtim Buza, Stefan Taçi, Zef Shoshi, por dhe të rinj, të cilët si emërues të përbashket kanë pikturën klasike.

Organizatori Besim Tula tregon se këtë edicionin që është i 21 i “Nëntorit” janë tablo kompozicionale që trajtohen tema të kohës. “Ekspozita “Nëntori” është aktiviteti me jetëgjatë në vendin tonë në artet vizuale, i bëri 21 edicione. Janë punime që trajtojnë tema të kohës.

Besim Tula prezanton dy punime, “Ikona e ngecjes” dhe “Ngushtë”. Puna e dytë sjell një familje që mund ta marrësh dhe në rrugën që mund të bëjnë për të emigruar por dhe si i kanë nxjerr nga shtëpia”, tregon piktori Besim Tula.

“Ekspozita “Nëntori” është aktiviteti me jetëgjatë në vendin tonë punimet e 25 piktorëve do të prezantohen për 10 ditë në galerinë FAB. /abcnews.al




Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono