2018 vit i zi për shkollat amerikane, mbi 100 të vrarë e të plagosur

19:00 | 12/12/2018

2018-a ka qenë pa dyshim viti më i errët për shkollat amerikane, ku janë regjistruar mbi 20 incidente me armë zjarri, që kanë lënë mbi 110 të vrarë e të plagosur. Studimi me shifrat tronditëse ngre veç aspektit statistikor edhe shqetësimin për pasivitetin e shtetit amerikan për zgjidhjen e problemit.

Viti 2018 ka qenë pa dyshim më i rëndi sa i takon incidenteve të armatosura në institucionet arsimore të Shteteve të Bashkuara, që në tërësi kanë lënë 113 persona të vdekur e të plagosur. Është një studim i gazetëts “Education Week”, e specializuar në fushën e arsimit, që vë në dukje shifrat tronditëse të llogaritura për vitin që po lëmë pas. Gazeta, që ka regjistruar incidentet e armatosura të ndodhura kryesisht në shkolla të mesme, saktëson se në pjesën dërrmuese të shteteve amerikane zhvillohen 180 ditë shkollore në vit. Kombinuar kjo me numrin e incidenteve me armë zjarri, 23, i bie që një incident i armatosur të ketë ndodhur në çdo tetë ditë shkollore.

“Viti që po lëmë pas ka qenë i paprecedent, me dy raste që u kthyen në vrasje në masë, pa harruar edhe incidente të tjera në shkallë më të vogël që nuk janë raportuar në media”, ka deklaruar Lesli Maxwell, redaktore e “Education Week”. Maxwell i referohet sulmit të armatosur në shkollën e mesme në Parklend të Floridës, ku mbetën të vrarë 17 persona dhe atij në një shkollë në Santa Fe të Teksasit, ku mbetën 10 viktima. Në të dyja episodet, autorë ishin dy djem adoleshentë. E ndërsa në mbarë Amerikën nisi nga vetë studentët një fushatë për një kontroll më të rreptë të armëve, presidenti Donald Trump propozoi armatosjen e mësuesve ose stafit arsimor. “Të gjitha ngjarjet dhe ato që u propozuan më pas u raportuan në media, por vetëm kaq”, ka thënë më tej Maxwell./abcnews.al


<iframe width=”560″ height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/mNL6MENmzxE” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture” allowfullscreen></iframe>

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono