2 Prilli mund të përsëritet në Shkodër? Alibeaj: Rama do gjej fundin!

19:30 | 20/06/2019

E ndërsa në Shkodër vazhdon të jetë e tensionuar situata, aty ku mbështetësit e opozitës dhe kryebashkiakja Voltana Ademi po kundërshtojnë takimin elektoral të kryeministrit Edi Rama, në studion e ABC News ish- deputeti Enkelejd Alibeaj ka komentuar përplasjet.

Rama nga Vau i Dejës gjatë fushatës elektorale tha se duan të përsërisin 2 Prillin në Shkodër. Ish-deputeti i PD-së është shprehur se ta provojë Rama të përsërisë një 2 Prill të dytë në Shkodër dhe do të gjejë fundin.

“Kryeministri ka përmendur 2 Prillin sot? Çfarë do të shkojë dhe të vrasë njerëz në Shkodër? Por le ta provojë, se shkodranët e kanë akoma të gjallë atë çfarë ka ndodhur në 2 Prill , ku etërit politik të këtij njeriu shkaktuan atë. Arkitektin e vrasjeve të 2 Prillit e ka kryetar parlamenti ky. Nëse do ta provokojë sikur por duket do të gjejë një fund të cilin etërit e tij nuk e gjetën dikur. Sot nuk është përplasje mes PS-së dhe PD-së, sepse në ata që quhen organizime të tonat një pjesë e madhe janë edhe socialistë, jo rilindas që ta bëjmë dallimin.  Ata janë socialistë. Janë njerëz të cilët duan të punojnë në këtë vend dhe kanë besimin e tyre politik tek e majta. Sot përplasja është midis një grushti të vogël oligarkësh dhe kriminelësh, ata të cilët vidhini vota siç i patë dhe i dëgjuat”.

Nga përplasja, sot në Shkodër protestuesit kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë dhe të marshojnë drejt sheshit ku është planifikuar të zhvillohet takimi i Ramës. Përpjekjes së protestuesve për të çarë kordonin, policia i është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës ndërsa ndaj efektivëve janë hedhur gurë dhe sende të tjera./abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono