18 persona në spitalin e Traumës, Zenelaj: Gjendja e tyre shëndetësore e stabilizuar

15:27 | 03/12/201915:270

Më pak sirena autoambulancash e më pak lëvizje nëpër korridore. Një javë pas tërmetit që goditi Durrësin dhe Tiranën spitali e Traumës duket se po i rikthehet nomalitetit të tij.

Mjekët vijojnë të mbajnë nën mbikqyrje vetëm 18 nga 42 pacientët e shtruar në spital për shkak të dëmtimeve të marra nga lëkundjet e tokës. Dy prej tyre janë femijë. Doktor Arben Zenelaj thotë se nga  26 nëntori mjekët e spitalit të Traumës kanë pritur 436 pacientë me dëmtime nga më të lehtat deri tek ato më komplekset.

Ai shprehet se për shkak të fluksit të lartë stafi u detyrua të përshtaste edhe infrastrukturën.

Në kushtet kur nga njëra anë mjeket duhet t’ju vinin në ndihmë të lënduarve dhe nga ana tjetër të menaxhonin panikun tek të afërmit, Zenelaj thotë se situatën e menaxhuan dhe falë mbështetjes që gjetën tek qytetarët.

“Tre prej pacientëve të lënduar nga tërmeti pas mbikëqyrjes se mjekëve të spitalit të Traumës në Tiranë  u dërguan në Bari ku po trajtohen aktualisht”, tha Zenelaj./abcnews.al

 

 

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono