1700 efektivë angazhohen në protestën e opozitës nesër para Kryeministrisë

15:44 | 07/06/201915:440

Opozita do të mbajë pasditen e nesërme protestën e radhës para kryeministrisë. Për ruajtjen e renditt gjatë këtij tubimi, janë angazhuar rreth 1700 efektivë të policisë së shtetit, Forca të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe të Gardës së Republikës. “Abc News” mëson se policia ka kaluar në gatishmëri prej ditës së djeshme.

Protesta e opozitës e njoftuar për t’u mbajtur të shtunën e 8 qershorit do të angazhojë më shumë se 1700 efektivë të policisë si edhe të punonjës të Gardës së Republikës.

I gjithë perimetri i sigurisë së kryeministrisë, është rrethuar me barriera metalike nga policia e Shtetit. Uniformat blu ndodhen në gatishmëri, prej së premtes, ndërsa një pjesë e mirë e trupave policore, do të jenë edhe nga drejtoritë vendore, si ajo e Durrësit dhe e Elbasanit.

Numri i lartë i trupave policore të angazhuar në protestë, sipas burimeve nga Policia e Shtetit, ka të bëjë me marrjen e masave shtesë, pasi nuk përjashtohet mundësia që të sulmohen disa nga institucionet e rëndësisë së veçantë nga protestuesit e opozitës.

Në rreshtin e parë do të jenë të dislolokuara policia e rendit dhe forcat Shqiponja. Ndërkohë që Forcat Lëvizëse, Operacione, RENEA dhe ato të Ndërhyrjes së Shpjet, janë të pozicionuar në pjesën e pasme të Kryeministrisë.

Gjithashtu një pjesë e mirë e trupave policore do të jenë të pozicionuara edhe para Parlamentit, pasi nuk përjashtohet mundësi që protesta të zhvendoset pas zhvillimit të saj te kryeministria. Në ndihmë të oficerëve të policisë gjyqësore jane edhe kamerat me rezulucion të lartë, teksa shtyllat edhe në këtë protestë janë të lyera me graso. Nisur nga përdorimi i madh i lëndëve piroteknike në protesatat e kaluara, si kapsolla e bomaba Molotov, brenda turmës do të infiltrohen edhe agjentët e antiterrorit në policinë e Shtetit.

Masa ka marrë edhe Policia Rrugore. Autobusët që do të vijë me protestues nuk do të lejohen të futen në qytet. Ata që vijnë nga ana veriore do stacionohen pranë Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”, ndërsa nga ana jugore tek Fakulteti Ekonomik. /ABC News Albania 24/7


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono