13-vjeçari shqiptar që po mahnit Belgjikën

21:03 | 31/08/201921:030

Vetëm 13 vjeç, por ka arritur që tashmë që të lërë gjurmë në Belgjikë. Bëhet fjalë për një 13-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili këtë vit fitoi kampionatit kombëtar të shahut në Charleoi. Gjithashtu Daniel Dardha me këtë fitore u bë kampioni më i ri i shahut në historinë e Belgjikës.

Ai është vetëm 13 vjeç, ndërsa ka impresionuar të gjithë ekspertët. Ata kanë analizuar se i riu shqiptar e hap çdo lojë ndryshe, diçka që e diferencon nga lojtarët e tjerë. Ish-kampioni Geert van der Stricht është i sigurt se Dardha do të bëhet një nga lojtarët më të fortë të shahut në Belgjikë.

Por si nisi lidhja e Danielit me shahun?

Pasionin për shahun e mori nga babai dhe gjyshi. Babai, Arben Dardha, është njëkohësisht trajneri i Danielit. Arbeni filloi të luante shah në moshën 5 vjeçare, ndërsa 11 vite më pas u shpall kampion në Shqipëri.

Arben dhe Daniel Dardha

Por për shkak të regjimit komunist dhe biografisë familjare që kishte, Arbeni nuk kishte materiale të shumta shahu që mund t’i studionte dhe për këtë shkak progresi ishte shumë i vështirë.

Në vitin 1997 ai arrit në Belgjikë ku ngriti një klub shahu dhe rifilloi të luante ndeshje zyrtare. Të njëjtën pasion e kishte pasur edhe gjyshi Danielit, Bardhyli, i cili trajnonte klubin e shahut Tomori në Berat.

Babë e bir duke luajtur shah
Bardhyl dhe Daniel Dardha duke luajtur shah

Ndërkohë Danieli, për shkak të lojërave të shumta ka pasur mundësi të takojë edhe shumë personalitetet të fushës së tij. Ndër ta është edhe ish-kampioni i botës Garry Kasparov.

Daniel Dardha me ish-kampionin e botës, Garry Kasparov

Në 2017-n, Danieli fitoi kampionatin belg për moshën nën 12 vjeç. Një vit më vonë fitoi për kategorinë nën 14 vjeç. Aktualisht 13-vjeçari është lojtari i dytë më i mirë në Europë dhe i dhjeti në botë për kategorinë nën 14 vjeç./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono