120 mijë ushtarë amerikanë për të “ndëshkuar” Iranin

11:30 | 15/05/2019

Sipas New York Times, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë në gadishmëri 120 mijë ushtarë, për të ndëshkuar Iranin. Kjo në rast se Teherani do të sulmonte interesat amerikane apo të vendeve aleate.

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump mund të ragojë në rast se, Teherani godet interesat amerikane apo aleatët në rajon. Por kreu i Shtëpisë së Bardhë e ka përgënjeshtruar këtë lajm, duke thënë se nuk ekziston asnjë lloj plani. Megjithatë New York Times këmbëngul duke publikuar detaje nga mbledhja në të cilën u vendos dhe ndryshimi i strategjisë.

Një armatë e përbërë nga 120 mijë forca ushtarake, një numër i njëjtë me atë që në vitin 2003 pushtoi Irakun, është në gjendje gadishmërie për të ndëshkuar Iranin nëse sulmon interesat amerikane apo të vendeve aleate.

Ky është plani më agresiv që Pentagoni ka prezantuar në Shtëpinë e Bardhë gjatë një takimi, që më pas është publikuar nga prestigjozja New York Times. Trump vijon ta konsiderojë si një lajm të rremë, dhe Ajatollah Kamenei u shpreh se nuk do të ketë një konflikt me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjithsesi shqetësimi për një përshkallëzim të situatës, mbetet ende temë kryesore për analistët amerikanë dhe ndërkombëtarë./ABC News Albania 24/7


<iframe width=”560″ height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/mNL6MENmzxE” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture” allowfullscreen></iframe>

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono