12 trupa pjesëmarrëse në festivalin ndërkombëtar të kukullave

20:08 | 04/05/2019

Shfaqja “Tre derrkucët”  ngre siparin e festivalit ndërkombëtar të kukullave në Tiranë . Në hapje të festivalit kryebashkiaku  Erion Veliaj pasi deklaroi se fokusi i katër viteve në kryeqytet është vënë te fëmijët vlerësoi edhe aktoren Shegushe Bebeti me medaljen e “Mirënjohja e qytetit”.

Në një atmosferë festive u çel edicioni i parë i festivalit ndërkombëtar të kukullave në Tiranë. Siparin e ngre shfaqja e trupës tonë “Tre derrkucët”. Por magjia e kukullës në një formë të tillë vjen për herë të parë në zemër të Shqipërisë nga 12 trupa e gjithë bota thekson drejtori Erjon Isai, por si sezon turistik, nuk mungoj edhe promovimi i Shqipërisë përmes bukurisë së kostumeve popullore.

Në këtë festival nuk munguan surprizat  dhe shkëmbimi i medaljeve. Kryebashkiaku Erion Veliaj vlerësoi me medaljen “ Mirënjohja e qytetit” aktoren Shegushe Bebeti.

Në këtë festival ka shumë rëndësi shkëmbimi kulturor për një javë fëmijët do të kenë mundësi të shijojnë magjinë kukullës me tre shfaqje në ditë në orën 10 në Teatrin e Kukullave dhe dy shfaqje të tjera në orën 18:00 dhe 20:00 në sheshin “Skënderbej”./ABC News Albania 24/7


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono