11 viktima pas protestave të dhunshme në Kili

22:09 | 21/10/201922:090

Të paktën 11 persona kanë humbur jetën në Kili si pasojë e protestave të dhunshme që kanë përfshirë vendin pas rritjes së çmimit të biletës së metrosë. Por, ky vendim është pezulluar nga presidenti i vendit, ndërkohë në kryeqytet është shpallur gjendja e jashtëzakonshme.

Ka shkuar në 11 të vdekur bilanci i viktimave gjatë protestave në Kili, aty ku prej ditësh protestohet për shkak të rritjes se çmimeve të transportit publik. Situata vijon të jetë kaotike, për shkak të përplasjes së dhunshme mes forcave policore dhe protestuesve.

Në kryeqytet është shpallur gjendja e jashtëzakonshme. Policia konfirmoi plagosjen e 156 agjentëve dhe 11 civilëve si dhe arrestimin e 300 personave. Të gjitha aktivitetet kulturore dhe sportive janë anuluar dhe dyqanet janë të mbyllura ashtu si dhe i gjithë rrjeti i transportit.

Gjendja kaotike ka shkaktuar dhe plaçkitjen e supermarketeve dhe dyqaneve. Sipas mediave në vend, tre persona mbetën të vrarë si pasojë e një zjarri të shpërthyer në një supermarket në San Bernardo.

Zjarrfikësit gjetën dy trupa të djegur, ndërsa viktima e tretë ndërroi jetë në spital. Pesë persona të tjerë humbën jetën në zjarrin që iu v një fabrike veshjesh e cila u plaçkit, në periferi të kryeqytetit. Dhe 3 viktima të tjera humbën jetë si pasojë e zjarrit këtë herë në nje magazinë materialesh për ndërtim.

Presidenti i Kilit deklaroi pezullimin e rritjes së çmimit të biletave të metrosë, një nga vendimet më të fundit për rritjen e çmimit të jetesës, që shkaktoi dhe zemërimin popullor.

Në një deklaratë për mediat kreu i shtetit tha se kishte vendosur të dëgjonte me përulësi zërin e popullit dhe do të vazhdonte ta bënte, sepse vetëm kështu ndërtohen demokracitë./ABC News Albania

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono