11 princër të arrestuar në Arabinë Saudite dhe dhjetëra ish-ministra në pranga

12:34 | 05/11/2017

Janë 11 princërit e arrestuar në Arabinë Saudite dhe dhjetëra ish-ministra që kanë përfunduar në pranga me akuzën e korrupsionit. Mes të arrestuarve është dhe miliarderi Alualed Bin Talal që ka aksione në perandorinë mediatike të Murdoch dhe Tuiter.

Trashëgimtari gjithnjë e më i fuqishëm në fronin e Arabisë Saudite, princi Mohamed bin Salman, urdhëroi një aksion të ri kundër paligjshmërisë pa marrë parasysh se kush është i përfshirë, pa përjashtuar këtu dhe familjarët e tij. Komisioni i ri antikorrupsion në vend, i krijuar nga mbreti i ardhshëm, arrestoi 11 princa, anëtarë të familjes mbretërore dhe 38 ish-ministra. Lajmi është konfirmuar nga televizioni shtetëror Al Aravia e cila citoi burime anonime.

Në pranga ka përfunduar dhe një nga biznesmenët më të njohur dhe më të pasur të Arabisë Saudite, miliarderi Alualeed bin Talal. Shoqëria e tij e investimit, Kingdom Holding, ka ndër të tjera dhe aksione në perandorinë mediatike të Rupert Murdoch dhe Tuitter. Lajmi shkaktoi rënie të kuotave të kompanisë në bursën saudite.
Trashëgimtari 32 vjeçar i fronit konsiderohet si mbreti i ardhshëm i Arabisë Saudite që drejtohet ende nga babai i tij 83 vjeçar, mbreti Salman.

Në muajn shtator, komisioni i krijuar prej tij kishte arrestuar më shumë se 20 persona përfshirë këtu dhe figura fetare me shumë ndikimi të cilët kritikojnë dhe kundërshtojnë politikën e jashtme të Mohamed bin Salman. Ky i fundit vendosi ndërprerjen e marrëdhënieve me Katarin si dhe ka ndërmarrë reforma të rëndësishme politike dhe jo vetëm, përfshirë privatizimin e 5 për qind të kolosit të naftës Aramco.
Vala e re e arrestimeve, ka shkaktuar reagime për shkak të peshës politike dhe ekonomike të atyre që kanë përfunduar në burg. Një zhvillim që bën të mendosh se Mohamed bin Salman është gati për tu ulur në fron dhe dëshiron të heqë nga rruga e tij çdo pengesë të mundshme./abcnews.al




Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono