106 vjet shtet, historianët: Tentativa e parë për pavarësi në 1828

20:37 | 28/11/2018

Të pathënat e historisë janë diskutuar mbrëmjen e sotme në studion e Byro Politike në panel historianësh në kuadër të 106 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë. Për historianin Ferit Duka, historia shqiptare ka sot një sërë arritjesh që e kanë ndriçuar në mënyrë optimale këtë ngjarje të madhe, por që mbeten ende të hapura diskutimet e opinionet.

“Është festa më e rëndësishme kombëtare e shqiptarëve, është një ngjarje për të cilën sado që është e njohur përsëri ka mendime e opinione. Askush mos presë që në histori është thënë fjala e fundit, sidomos për ngjarje të tilla që shenojnë ndryshime epokale, ndizen diskutimet, ndërhyrjnë edhe historografia amatore krahas asaj shkencore. E kaluara është shumë demokratike se i përket gjithë popullit dhe ai ka të drejtë të thotë mendimin e tij për ngjarje e dukuri të caktuara. Historia shqiptare ka sot një sërë arritjesh që e kanë ndriçuar në mënyrë optimale këtë ngjarje të madhe dhe atë që e rredhon këtë ngjarje, kushtet historike, sfondi historik, konteksti ndërkomëbëtarët të gjitha këto e kanë ndriçuar më shumë por kjo s’do të thotë që kanë mbaruar diskutimet”.

Por sipas Dritan Egros në bazë edhe të dokumentave, tentativa e parë është bërë në vitin 1828 nga elita shqiptare e kohës, të cilët filluan të ndërtonin shtetin e tyre siç ishte fryma e kohës.

“Tentativa e parë është bërë në vitin 1828. Nga studimet e mia ai duhet të jetë nëntori i tretë, pasi gjithë paria e toskërisë kanë diskutuar se çdo bëjmë me Shqipërinë ndërkohë që Greqia shpalli pavarësinë. E dokumentojnë letrat kur thonë që ka ardhur koha që të mendojmë për avenirin e Shqipërisë. Nuk është rastësi që Ismal Qemali është protagonsit i kësaj ngjarjeje të madhe brenda familjes së tij. Perandoria mendonte se nuk do binte kurrë, ndërsa shqiptarët filluan të ndërtonin shtetin e tyre siç ishte fryma e kohës. E vërtetojnë dokumentat që elita megjithëse i kishte të gjitha po mendonte shkëputjen nga Perandoria”.

Në të njëjtën linjë edhe historiani Dorian Koçi tha se pavarësia ishte një proces i gjatë për të mbërritur te akti.

“Pavarësia është një proces.Që  jo vetëm një akt, që të arrihej deri aty ishte një proces i gjatë. Tentativa e shqiptarëve në vitin 1828 është pak e studiuar. Kongresi i Manastirit hodhi piketat për albabetin dhe përqasjen e shqiptarëve ndaj botës perëndimore, me bashkim unik shpirtëror mes tre besimeve fetare, infrastruktura e duhur kulturore. Pavarësinë e Shqipërisë e bënë familjet e mëdha shqiptare, të 40 firmëtarët vijnë nga familjet e medha dhe janë elita e kombit”. /abcnews.al




Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono