10 filmat që duhen parë gjatë muajit Prill

10:51 | 07/04/2019

BBC ka renditur 10 filmat që nuk humbur së pari në muajin Prill. Bëhet fjalë për filma me superheronj, të animuar e deri tek një dokumentar me histori reale.

High Life

Robert Pattinson jemi mësuar ta shohim në filma romantikë dhe me vampirë, por këtë herë ka shkuar përtej tyre. Në filmin High Life, do të shohim aktorin në rolin e një të burgosuri që i ka shpëtuar dënimit me vdekje. Për këtë arsye, ai është dërguar në hapësirë në një anije kozmike sëbashku me një doktor misterioz drejt një vrime të zezë.

Shazam!

DC është larguar kësaj here nga filmat tradicionalë të saj, ku superheronjtë shfaqen të zymtë. Shazam është filmi në të cilin ndërthuret edhe komedia. Personazhi kryesor është një 14-vjeçar. Pasi takon një person të çuditshëm, e vetmja gjë që duhet të bëjë është të thotë “Shazam” dhe kthehet në një superhero. Filmi është nxjerrë që me 3 Prill.

Pet Sematary

Stephen King pati sukses me mini-seritë e publikuara në vitin 1990, por kjo nuk e ndaloi që 30 vjet më vonë të nxirrte një film të ri të titulluar Pet Samatry. Versioni më i ri horror është pëlqyer shumë nga kritikët. Më 4 Prill, filmi ka dalë në Irlandë, Australi, Gjermani, Danimarkë dhe Singapor.

Avengers: Endgame

Nëse ka një film që po pritet me padurim nga fansat është padyshim seria e fundit e Avengers. Nëse në filmin Infinity Wars, Thanos shkatërroi gjysmën e universit, duke vrarë disa prej superheronjve. Atëherë si mund ta mundin ata që kanë mbijetuar? Deri më tani shikuesit e Avengers dinë që Spider-Man do të rikthehet, por a mjafton kjo? Endgame pritet të jetë filmi më i gjatë që ka prodhuar Marvel, rreth 3 orë. Thashethemet janë që disa prej superheronjve kësaj radhe do të vdesin dhe nuk do të rikthehen më. Filmi do ta ketë premierën më 24 Prill dhe siç e thamë, është film që ia vlen ta shikosh gjatë këtij muaji.

Stockholm

Sindroma e Stokholmit ndodh atëherë kur viktimat fillojnë të pëlqejnë ose të bien në dashuri me pengmarrësin. Ky film është bazuar në histori të vërtetë. Ngjarja ndodh në Stockholm në vitin 1973, ku një person merr peng disa persona në një bankë për katër ditë. Premiera do të jetë më 12 Prill në Kanada dhe SHBA.

Ash is Purest White

Kur një gangster ndodhet në pritë nga një bandë tjetër, e dashura e tij e shpëton duke i trembur këta të fundit duke qëlluar në ajër. Kur policia mbërrin, ajo merr përsipër fajin dhe deklaron se arma është e saj dhe jo e të dashurit. Për pasojë ajo futet në burg, ndërsa i dashuri zhduket. Pasi vuan dënimin, ajo ndërmerr një udhëtim për të kërkuar atë që dikur e la. Filmi është nxjerrë që me 15 Mars në SHBA.

Hellboy

Hellboy rikthehet sërish, kësaj here me kast aktorësh dhe drejtuesish të ndryshëm. Filmi do ta ketë premierën me 11 Prill.

Dragged across concrete

Dy policë shikojnë një vjedhje banke dhe ndjekin hajdutët deri aty ku fshihen. Gjatë gjithë filmit ndodhin situata të papritura. Filmi është nxjerrë më 22 Mars.

Breaking Habits

Kjo është një nga historitë që duhet patjetër të bëhet dokumentar. Në të tregohet historia e vërtetë e Christine Meeusen, e cila ndryshoi jetën pasi zbuloi sekretet e errrëta të bashkëshoritit. Ajo jo vetëm që ngriti një fermë kanabisi në California, por e quajti veten Motra Kate. Ajo dhe koleget e saj e prezantojnë veten si murgesha dhe quhen Motrat e Luginës. Premiera e dokumentarit do të jetë më 19 Prill.

Missing Link

Listës sonë nuk mund t’i mungonte një film i animuar. Ngjarjet zhvillohen mes një eksploruesi dhe një gjiganti të mbuluar me lesh. Ata vihen në kërkim të disa Yetis-ve të tjerë dhe gjatë gjithë filmit ka situata të shumta humori. Premierën e pati më 5 Prill në Irlandë, ndërsa më 11 Prill do të nxirret në Australi dhe Singapor. Një ditë më vonë do të publikohet në SHBA dhe më 19 Prill në Francë./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono