10 artistë të rinj promovojnë trashëgiminë kulturore

15:30 | 16/08/201915:300

Ekspozita “Mbro dhe promovo” prezanton punimet e 10 fotografëve të rinj shqiptarë e të huaj në kangjellat e Presidencës. Organizatorja Ilda Mare thotë se qëllimi kryesor është promovimi i trashëgimisë kulturore dhe historike të Shqipërisë nga syri i të rinjve.

Për vitin e 3 radhazi konkursi i fotogtafisë “Mbro dhe promovo”, sjell monumentet arkeologjike dhe historike nga syri i të rinjve shqiptarë dhe të huaj. Organizatorja e këtij konkursi, Ilda Mara, teksa flet për interesin e madh të të rinjve jep edhe arsyet pse kanë zgjedhur institucionin e presidencës për këtë ekspozitë.

Megjithëse janë përzgjedhur nga një juri profesionale 10 prurjet më të mira, si fotografia fituese është shpallur “Sarda mesjetare shqiptare”, e studentit  polak të arkeologjisë Michal Pisz.

Syri i këtyre të rinjve ka pikasur larmi të monumenteve te ndryshme shqiptare nga veriu në jug, që nga kalaja e Gjirokastrës, Kullat e Veriut apo të Jugut edhe kalaja e Lezhës,  parku i Butrintit apo Apolonia.

Janë të shumtë kalimtarët apo turistët e huaj të cilët ndalojnë dhe kundrojnë bukuritë shqiptare të pasqyruara në këto fotografi.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në fund të Gushtit në kangjellat e Presidencës, për të rrugëtuar më pas edhe në qytetin e Shkodrës, në kalanë e Beratit dhe pazarin e Gjirokastrës./ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono